Lajme
Akuzohet kosovari: Po shiste mish në rrugë, nga furgoni pa frigorifer
Një furgon i vogël ishte parkuar para një studioje fitnesi në Salgen, Unterallgäu të dielën. Aty shitej mish që nuk mbahej në frigorifer, i sjellë nga Kosova

Në pasditen e hershme të së dielës së 5 shkurtit 2023, një patrullë ka parë një kamionçinë të parkuar para një qendre fitnesi në parkun industrial, transmeton albinfo.ch. Dera e pasme e ngarkimit të mjetit me targa të Augsburgut ka qenë e hapur dhe policët kanë parë aty një sasi të madhe ushqimesh.
Kur shoferi ka parë patrullën, ka mbyllur menjëherë derën e sutomjetit të tij.
Gjatë kontrollit të mëtejmë, rezultoi se 26-vjeçari kosovar shiste nga furgoni i tij mish të tymosur dhe të papjekur si dhe ushqime të tjera tipike kosovare, shkruan augsburger Zeitung. Të gjitha mallrat e ofruara për shitje, nuk ishin në frigorifer. Po ashtu, policia ka konstatuar se nuk ishin lëshuar fatura blerjesh ose nuk janë mbajtur shënime të tjera rreth shitjes.
Përfundimisht, zyrtarët kanë ndaluar shitjen dhe kanë informua zyrën kompetente të qarkut në Unterallgäu.
Një person përgjegjës i zyrës së qarkut mori përsipër përpunimin e mëtejshëm në vend, përcjell albinfo.ch. Si kompania kosovare ashtu dhe ajo e Augsburgut, në emër të së cilës punonte 26-vjeçari, duhet të presin akuza për shkelje të Ligjit për Ushqimin.
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?