Integrimi
Kosovari, me 2 promila alkool në gjak, ndeshet me drurin
Meqë sasia e alkoolit në gjak nga 0.5 promila e tutje është e dënueshme, atij i është marrë patenta e shoferit në vendin e aksidentit
—-
Një shofer i dehur ka bërë ndeshje frontale me trungun e një peme në Neuhausen am Rheinfall të kantonit Schaffhausen. Kjo ndeshje, siç njofton policia e Schaffhausen-it, ka ndodhur në natën në mes të të hënës dhe të martës, në orën 01.45.
Shoferi, një kosovar i moshës 32 vjeçare me këtë rast ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në ambulancë për trajtim ndërsa makina është shkatërruar në tërësi.
Pak para vendit ku ndahet rruga, kosovari ka marrë në të djathtë, duke dalë nga rruga, me ç`rast është përplasur me veturë në trungun e pemës.
Një test alkooli i bërë më vonë ka treguar se në gjakun e tij, shoferi kishte pasur 2 promila alkool. Të kujtojmë se sasia e alkoolit në gjak nga 0.5 promila është e dënueshme.
Për këtë arsye atij i është marrë patenta e shoferit në vendin e aksidentit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











