Shkurt.ch
Kosovari mbyt gruan dhe paraqitet në polici
Dje në Arau një burrë 59 vjeçar me shtetësi kosovare ka pranuar se ai ka qenë autori i vrasjes që ka ndodhur mëngjesin e të premtes. Viktimë ka qenë bashkëshortja e tij 58 vjeçe.
Gruaja kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, në një banesë në një paralagje të Araut-,t nga plagët e shkaktuara me thikë prej bashkëshortit të saj. Pak pas vrasjes, dorasi ishte paraqitur në stacionin policor ku, pas pranimit se ka bërë vrasjen, policia e ka ndaluar për t`i zhvilluar hetimet.
Hetimet janë në vazhdim e sipër por deri më tash policia nuk ka ofruar të dhëna lidhur me motivin e vrasjes. Dyshohet se motiv mund të ketë qenë kërkesa e gruas për ndarje. Të njohurit thonë se dorasi edhe më parë kishte kërcënuar disa herë bashkëshorten e tij me vrasje.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha