Lajme

Austri: Testi i ADN-së zbulon kosovarin e dyshuar për plaçkitje

37-vjeçari kosovar, i cili tashmë ka një urdhër-arresti evropian kundër tij, tani kërkohet edhe për një vjedhje në Werdenweng

Më 19 gusht 2024, autorë të panjohur kishin hyrë për të plaçkitur në një ndërtesë zyresh në Werdenweng (Pongau). Aty kanë thyer një kasafortë dhe kanë vjedhur më shumë se 10 mijë euro para “cash”.

Tashmë, hetimet e kanë çuar policinë te një kosovar 37-vjeçar, transmeton albinfo.at.

37-vjeçari kosovar, i cili tashmë ka një urdhër-arresti evropian kundër tij, tani kërkohet edhe për një vjedhje në Werdenweng, shkruan salzburg24.at.

Sipas policisë, i akuzuari nuk është i regjistruar në Austri. Tashmë, ka një urdhër-arresti evropian kundër tij në Gjermani për krime të ngjashme pronësie.

Aktualisht, nuk dihet vendndodhja e 37-vjeçarit.