Lajme
Kosovari i dehur shkakton aksident, thotë se deshi të shmangte një kafshë
Por i riu kosovar është detyruar të dorëzojë mostrën e alkoolit të frymëmarrjes, e cila ka treguar një nivel prej 0.7 promilje
Një shofer 18-vjeçar ka shkaktuar një aksident nën efektin e alkoolit në Altnau (Kantoni Thurgau) mbrëmjen e së shtunës. Sipas deklaratës së tij, ai e kishte bërë aksidentin duke dëshiruar të shmangte një kafshë që kalonte në rrugë, transmeton albinfo.ch.
Në mes të natës të së shtunës, pak pas orës 1:30 të mëngjesit, shoferi 18-vjeçar ndodhej në rrugën Scherzingerstrasse, duke shkuar nga Altnau në drejtim të Landschlacht.
Ai ka lënë rrugën në të djathtë, është përplasur me një shtyllë dhe ka përfunduar në livadhin pranë rrugës, shkruan polizeinews.ch. Askush nuk u lëndua gjatë aksidentit. Ka pasur dëme materiale prej disa qindra frangash.
Por i riu kosovar është detyruar të dorëzojë mostrën e alkoolit të frymëmarrjes, e cila ka treguar një nivel prej 0.7 promilje, përcjell albinfo.ch. Atij ju sekuestrua leja e drejtimit (që e kishte provuese) nga Zyra e Qarkullimit Rrugor.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026