Shkurt.ch

Kosovari gjykohet për vrasjen e bodigardit gjerman

Një punëtor gjerman i një firme të sigurimit fizik kishte pësuar plagë të rënda nga therjet me thikë, nga të cilat kishte vdekur

Një vit pas vrasjes me thikë të një bodigardi 22 vjeçar gjerman në një diskotekë në Grenchen (Solothurn), Prokuroria Publike e Solothurnit ka ngritur ndaj kosovarit të dyshuar 23 vjeçar padinë për vrasje të kryer me paramendim.

Në diskotekën “Luxory” në Grenchen, më 3 prill 2011, pak para orës 3 të mëngjesit kishte ndodhur një konflikt fizik në mes të një numri personash. Me atë rast, një punëtor gjerman i një firme të sigurimit fizik kishte pësuar plagë të rënda nga therjet me thikë, nga të cilat edhe ka vdekur.

Kosovari i dyshuar për këtë krim qe arrestuar katër ditë më vonë, në Grenchen. Prej atëherë ai po qëndron në burgun për hetime, bën të ditur agjencia sda.

Prokuroria publike ka njoftuar se ai do të përballet me gjykimin për vrasje me paramendim, që pritet të zhvillohet në nëntor në Gjykatën olothurn-Lebern.

Prokuroria i ngarkon të akuzuarit edhe delikte tjera pasurie pastaj shkeljen e ligjit mbi narkotikët, mbajtje armësh pa leje dhe shkaktim lëndimesh trupore.