Uncategorized
Kosovari gjendet i vetëvarur në qelinë e tij
Me ndihmën e çarçafit të prerë në shirita, ai është varur në dollapin e qelisë së tij
Siç ka bërë të ditur drejtori i burgut në Bielefeld, Gjermani, një i burgosur është gjetur në mëngjesin e të martës i vdekur në qelinë e tij. Fjala është për një kosovar të moshës 41 vjeçare, i cili i ka marrë jetën vetes, shkruan westfalen-blatt.de. I ndjeri ishte duke vuajtur dënimin për dy vepra penale: shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe vjedhje me grabitje, transmeton albinfo.ch. Ai do ta mbaronte vuajtjen jo më herët se në dhjetor të vitit 2019.
Me ndihmën e çarçafit të prerë në shirita, ai është varur në dollapin e qelisë së tij. Masat e marra për ndihmë kanë qenë tepër të vonuara. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Kosovari ndodhej në burg nga 24 maji i këtij viti. Përgjegjësit e burgut në Bielefeld thonë se ai nuk kishte treguar shenja që çojnë në vetëvrasje, nuk kishte shenja depresioni, përcjell albinfo.ch. Ai, sipas drejtorit të burgut kishte qenë agresiv, por ndaj të tjerëve.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik