E-Diaspora
Kosovari drejton makinën drejt një grupi njerëzish: Përjashtohet motivi politik
Rreth faktit nëse ngarësi i makinës njihej me personat e lënduar me këtë rast, një zëdhënës i policisë ka thënë “nuk mundet as ta vërtetojë as ta mohojë"
Një person 33-vjeçar ka drejtuar makinën e tij në drejtim të një grupi njerëzish, duke u shkaktuar kështu lëndime të lehta dy vetave, shkruan dpa.de. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Iserlohn të Gjermanisë, ndërsa shoferi i makinës është shtetas kosovar.
Hetuesit policorë me këtë rast përjashtojnë mundësinë që akti të ketë prapavijë politike, transmeton albinfo.ch. Ndërsa rreth faktit nëse ngarësi i makinës njihej me personat e lënduar me këtë rast, një zëdhënës i policisë ka thënë për dpa.de se “nuk mundet as ta vërtetojë as ta mohojë”.
Por, ekziston dyshimi që ky sulm të identifikohet si tentim vrasjeje. Për këtë arsye janë nisur hetimet nga një komision për vrasjet, përcjell albinfo.ch. Janë marrë në pyetje dëshmitarët e parë. Hetuesit deri tash nuk kanë ofruar të dhëna të tjera lidhur me rastin.
Zëdhënësi ka thënë po ashtu se nuk mund të shprehet ende për të lënduarit, dëshmitarët, rrjedhën e saktë të ngjarjes dhe as për motivin.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë