Lajme
Kosovari dënohet me dëbim nga Zvicra, edhe pse këtë nuk e ka kërkuar prokurori
Prokuroria ka pasur konsideratë për të akuzuarin, si "rast të rëndë" për faktin se ai jeton në Zvicër që kur ishte tre vjeç dhe është i integruar mirë
Gjykata Penale e Bazelit ka marrë vendimin që një kosovar 29-vjeçar të dëbohet nga vendi. Ai kishte shkaktuar një vetaksident të rëndë në Liestal në shtator të vitit 2018, me ç`rast kishte vënë në rrezik jetën e pasagjeres së tij, shkruan 20minuten.ch.
Mbrojtja tashmë ka njoftuar se do të kundërshtojë vendimin e Gjykatës Penale të Bazelit.
Është interesante se as Prokuroria Publike nuk kishte kërkuar dëbimin e kosovarit të akuzuar. Ajo e ngarkonte atë për rrezikim jete me rastin e aksidentit të rëndë që ai kishte shkaktuar në shtator të vitit 2018. Kjo është një “vepër katalogu”, me të cilën kërkohet dëbimi në vendin e prejardhjes, i personave me shtetësi të huaj, shkruan albinfo.ch.
Por prokuroria, në rastin konkret ka pasur konsideratë për të akuzuarin, duke e përshkruar si “rast të rëndë”. Sipërmarrësi i ri – tregtar makinash – jeton në Zvicër që kur ishte tre vjeç dhe është i integruar mirë, thotë prokuroria.
Ndërkaq, Gjykata Penale e Bazelit kur ka marrë vendimin të hënën, e ka parë ndryshe këtë rrethanë dhe ka urdhëruar dëbimin pesëvjeçar të ksoovarit nga vendi.
“Nuk ishte e lehtë për ne, por ne zbatojmë ligjin”, është shprehur kryetari i gjykatës. Për të dhe dy kolegët e tij që vendosën për çështjen, nuk kishte dyshim që i akuzuari kishte drejtuar makinën e përfshirë në aksident. Ata gjithashtu e konsideruan të dëshmuar se ai ishte përpjekur të manovronte me makinën Mercedes AMG me 460 kf me një shpejtësi prej 108 kilometra në orë në zonë të banuar. Duke vepruar kështu, ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me gjithçka që i ka dalë para në rrugën e tij. Makina kishte pësuar shkatërrim total.
Arsyeja përse 29-vjeçari kishte shkelur gasin dhe grisi në timon nuk mund të përcaktohej gjatë marrjes në pyetje, transmeton albinfo.ch. Por prokurori supozon se ai në këtë mënyrë donte t`i bënte përshtypje pasagjeres së tij. Ata dy ishin takuar për një drekë biznesi.
Mbrojtja e konsideron të pakuptimtë pohimin sipas të cilit ai donte ta impresiononte gruan me makinën kur dihet se ai donte të blinte makina prej saj – dhe jo e kundërta.
Sidoqoftë, gjykata ka ndjekur qëndrimin e prokurorit dhe e ka klasifikuar motivin për stilin e ngasjes si “të pavlefshëm” në krahasim me “rrezikun e madh”. Kjo e bën atë fajtor për rrezikimin e jetës së pasagjeres së tij dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, të cilën ai e shkaktoi si rezultat i aksidentit.
“Kushdo që vozit kështu, pranon mundësinë e ndodhjes së një aksidenti fatal” ka thënë gjykatësi. Për më tepër, i akuzuari kishte edhe më parë një dënim për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut për shkak të “shpejtësisë masivisht të tepruar” dhe manovrave gjatë vozitjes.
Përveç me dëbim nga vendi, ai u dënua me 22 muaj burgim me kusht me një periudhë prove prej katër vjetësh.
Avokati i të dënuarit paralajmëron ankesë
Mbrojtësi i kosovarit planifikon të kundërshtojë gjykimin. Kështu ka thënë ai pasi është këshilluar me klientin e tij të hënën. Në kërkesën e tij, ai kishte kërkuar pafajësi për të gjitha pikat. Nga njëra anë, shkelja e kualifikuar e shpejtësisë nuk mund të dëshmohej. Nga ana tjetër, rrezikimi i jetës ishte vetëm i mundur, por nuk është materializuar. Tani ai dëshiron ta kalojë gjykimin në Gjykatën Kantonale. Vendimtare për këtë reagim të tij duket të jetë vendimi i papritur për dëbim nga Zvicra.
Përkundër mbrojtjes, gjykata është mbështetur plotësisht në raportin e inxhinierisë së trafikut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra Viti i ardhshëm do të shënojë një rekord për industrinë ajrore me 5.2 miliardë pasagjerë. Çmimet...
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri