Integrimi
Kosovari dënohet me 7 vjet burg për vrasje
Fakti që ai është dorëzuar vetë dhe ka pranuar veprën në tërësi, ka ndikuar në dënimin relativisht të ulët të kosovarit 22 vjeçar
Gjykata e Landit në Ellwangen ka dënuar me 7 vjet burg një kosovar 22 vjeçar për vrasjen e një moshatari të tij nga Geislingeni. Pala paditëse kishte kërkuar 10 vjet e gjysmë burg ndërsa ajo mbrojtëse, 6 vjet, kështu që dënimi i shqiptuar konsiderohet relativisht i butë për një vepër të tillë.
Arsyeja për këtë dënim lidhet me faktin se kosovari me status të paqartë qëndrimi në Gjermani, është dorëzuar vetë dhe ka pranuar veprën në tërësi. Nëse nuk do të pranonte, për organet hetuese do të ishte shumë e vështirë të gjenin dorasin pasi që në konflikt ishin përfshirë edhe dy shokë të tij. Po ashtu ai nuk ka pasur ndonjë histori dënimesh dhe çka është po ashtu me rëndësi, dorasi ka shprehur pendim dhe keqardhje të thellë për krimin e bërë.
Edhe pse në Gjermani jeton që nga mosha 1 vjeçare, sipas ligjit gjerman për të huajt, ai pritet që pas vuajtjes së drenimit të dëbohet në vendlindje, në Kosovë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar. I dënuari dhe dy shokët e tij ishin duke bërë gjiro nëpër qytet me veturën Audi 6. Gjatë këtij veprimi, ata e kishin ngacmuar mikeshën e viktimës së ardhshme. Pasi që ishin refuzuar nga ajo, ata kishin vendosur të lëshoheshin në një konflikt verbal.
Por ky konflikt përshkallëzon në sulm me thikë, që përfundon tragjikisht për viktimën. Para gjyqit, dorasi thotë se nuk mundet t`ia shpjegojë vetes se si ka ndodhur brenda sekondash ky sulm. Por, ai dhe familja e viktimës janë të dënuar të jetojnë deri në fund me këtë përjetim të rëndë.
Dy bashkëpjesëmarrësit në krim janë dënuar me nga 150 njësi ditore nga 50 euro dhe nga 100 orë pune humanitare.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind