Integrimi
Kosovari akuzohet për tregti me 47.5 kilogramë heroinë
Padia e ngarkon atë se në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2010 kishte tregtuar gjithsej 47.5 kg heroinë dhe rreth 62.5 kg materie përpunuese
Prokuroria e Përgjithshme e Solothurnit ka ngritur padinë kundër një kosovari 45 vjeçar për shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi lëndët narkotike. Ai konkretisht akuzohet për tregti me heroinë, të kryer në regjionin e Oltenit.
Policia dhe prokurori, pas hetimeve që kishin zgjatur disa muaj kishin arrestuar më 8 tetor të vitit 2010 kosovarin në banesën e tij në Olten. Në banesën ku ai banonte dhe në një tjetër që e mbante me qira, ishin gjetur dhe konfiskuar 11 kilogramë heroinë dhe rreth 5.5 kg materie për përpunimin (hollimin) e saj.
Veç këtyre, te ai ishin gjetur edhe një pistoletë dhe rreth 100 mijë franga para të gatshme.
Që nga tetori i vitit 2010 i akuzuari ndodhet në burg.
Vetëm tash, pas tri vitesh, organet hetuese kanë mundur t`i përfundojnë hetimet dhe kanë ngritur padinë. Ajo e ngarkon kosovarin se në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2010 kishte tregtuar gjithsej 47.5 kg heroinë dhe rreth 62.5 kg materie përpunuese.
Shumica e drogës, me organizimin e tij, u ishte shpërndarë nga dy korrierë, konsumuesve të drogës në Zvicrën perëndimore, shkruan solothurnerzeitung.ch. Dy korrierët ndërkohë kanë marrë dënimet me 5 vjet gjegjësisht 37 muaj burg.
Veç për shkejen e shumëfishtë të Ligjit mbi materiet narkotike, kosovari akuzohet edhe për shkeljen e ligjit federal mbi të huajt dhe për armëmbajtje pa leje.
Data e hapjes së procesit gjyqësor ende nuk është caktuar.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë