Lajme
12 vjet burg kosovarit për mashtrime prej 32 milionë eurosh përmes internetit
Më shumë se 1000 viktima dhe dëme totale prej 32 milionë eurosh, kanë rezultuar nga platforma mashtruese financiare - gjykata e Landit në Saarbrücken ka dënuar një 29-vjeçar me një dënim të gjatë me burg
Në një proces gjyqësor për mashtrim që përfshin miliona euro në internet, i akuzuari ka marrë një dënim jashtëzakonisht të lartë me burg, transmeton albinfo.ch. Gjykata e Landit në Saarbrücken ka dënuar 29-vjeçarin me dymbëdhjetë vjet burg.
Me më shumë se 1000 viktima dhe dëm total prej 32 milionë eurosh, ky ishte një nga proceset më të mëdha të këtij lloji në Gjermani.
Pas 23 ditësh të gjykimit, Gjykata e përmendur e ka konsideruar të dëshmuar se i akuzuari Azem S. është fajtor.
Si shef i bandës së mashtrimit, thuhet se kryesisht ai është përgjegjës për dëmin, shkruan tagesschau.de.
Sipas dhomës, i dënuari, si bashkëdrejtues i një qendre telefonike kosovare, ishte pjesëtar i rangut të lartë i një bande që, me një nivel të lartë teknike dhe të personeli, ka grabitur paratë e investitorëve privatë nëpërmjet platformave të manipuluara financiare.
Nga qendra e thirrjeve, agjentët e telefonit bindnin investitorët të bënin depozita të reja në platformat e quajtura Option888, Zoomtrader dhe XMarkets.com, përcjell albinfo.ch. Por, paratë e paguara nuk u futën kurrë në qarkullim, ato derdheshin direkt në xhepat e mashtruesve.
Siç shpjegon kryetari i trupit gjykues, Heiner Schmidt, në vendimin e tij, agjentët telefonikë të trajnuar psikologjikisht përdorën të gjitha llojet e mashtrimeve për të tunduar investitorët për të bërë gjithnjë e më shumë depozita.
“Në këtë mënyrë, klientët u shtynë qëllimisht të mbingarkoheshin me borxhe,” shpjegon Schmidt. Si një nga dy drejtorët menaxhues të kësaj qendre thirrjesh, S. ka organizuar dhe mbajtur operacionet e biznesit atje – dhe kështu mbajti edhe mashtrimin. Të gjitha veprimet e tij dhe të punonjësve të tij synonin vetëm mashtrimin masiv të investitorëve privatë.
Dymbëdhjetë vjet burg – ky është një nga dënimet më të gjata me burg të shqiptuara ndonjëherë në një rast mashtrimi në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Gjykatësi Schmidt e justifikoi këtë duke thënë se S. nuk ishte vetëm fajtor në rolin e tij si shef i qendrës së thirrjeve, por në raste individuale ai ka marë pjesë edhe në mashtrime të drejtpërdrejta të klientëve.
Në gjithsej tetë raste, ai i ka kredituar klientët me bonuse të supozuara ose ndryshim të kufijve të depozitave – të gjitha me qëllimin për të joshur klientët për të bërë më shumë depozita.
Mbrojtësit nuk ishin dakord me këtë pikëpamje, ata kishin kërkuar më parë shtatë vjet burg. Avokati mbrojtës Walter Teusch ka njoftuar në intervistën e SR se ai do ta apelonte vendimin.
Aktgjykimi ndaj Azemit. S. nuk është ende përfundimtar.
Gjatë 23 ditëve të seancës kanë dëshmuar më shumë se 30 dëshmitarë, duke përfshirë më shumë se 20 viktima. Marrja e provave la treguar se sa të paskrupullt ishin mashtruesit në mashtrim. Disa viktima treguan në gjykatë se në disa raste atyre u janë grabitur të gjitha kursimet, përcjell albinfo.cu. SR është në kontakt me disa viktima që kanë humbur deri në 190,000 euro.
Gjatë gjykimit u diskutua për një fat veçanërisht tragjik. Një hetues raportoi se një viktimë ka kryer vetëvrasje pasi kishte humbur shumë para disa herë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane