Integrimi
Kosovarëve, shtetësia gjermane, pa lejen e përfaqësive serbe
"Shumë kosovarë e përjetojnë si poshtërim që të `lusin” armikun e dikurshëm të luftës për t`i liruar nga shtetësia serbe” ka thënë Florian Streb, kryetar i fraksionit parlamentar "Freie Wähler"
Grupacioni politik “Freie Wähler” (Zgjedhësit e lirë) në parlamentin e Landit gjerman të Bavarisë ka kërkuar nga qeveria që shtetasit kosovarë të mos diskriminohen me rastin e kërkesave të tyre për marrjen e shtetësisë gjermane. “Freie Wähler” këtë kërkesë parlamentare e ka bërë në shenjë të pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Fraksioni politik në parlamentin e landit ka kërkuar që qeveria të hartojë një raport në lidhje me përparimet drejt reduktimit të burokracisë në dhënien e shtetësisë kosovarëve. Pengesa më e madhe deri më tash ka të bëjë me atë që landi i Bavarisë krahas landit Sachsen është i vetmi që si kusht për dhënien e shtetësisë, kosovarëve u kërkon të heqin dorë nga shtetësia kosovare dhe nga ajo serbe.
Kjo heqje dorë nënkupton bërjen e një kërkese formale në përfaqësitë serbe në Gjermani. “Shumë kosovarë e përjetojnë si poshtërim që të `lusin” armikun e dikurshëm të luftues për t`i liruar nga shtetësia serbe” ka thënë Florian Streb, kryetar i fraksionit.
“Freie Wähler” patën kërkuar qysh në nëntor 2011 nga qeveria e landit që të bëhen lehtësime në natyralizimin e kosovarëve. Me atë rast ministri për çështje shtetërore Joachim Herrmann kishte premtuar procedura joburokratike në këtë drejtim. Se sa është arritur në këtë drejtim, do të shihet nga përgjigja që do të marrin “Freie Wähler” nga qeveria, shkruan bundespresseportal.de.
Strebl ka thënë se fraksioni i ij ka mbledhur gjatë vitit të kaluar 20 raste, për t`ia dorëzuar ministrisë përkatëse si dëshmi se problemet vazhdojnë të ekzistojnë. Ai ka shtuar se do të duhej të bëhej e mundur që personat të cilët i kanë plotësuar të gjitha kushtet për shtetësi të mos detyrohen të bëjnë edhe kërkesën për dorëzim të shtetësisë serbe.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës