Integrimi
Kosovarët, të tretët për kërkim azili në shtetet e BE-së
Numri më i madh i refugjatëve ose çdo i treti, kanë kërkuar azil në Gjermani, gjithsej 202.700 persona, ose 60 për qind më shumë se një vit më parë
Shtetet e Bashkimit Evropian po përballen me një fluks gjithnjë më të madh të azilkërkuesve. Gjatë vitit 2014 azil në BE kanë kërkuar 44 për qind më shumë persona se në vitin paraprak. Ashpërsimi i gjendjes në zonat me konflikte ka qenë një ndër shkaqet e kësaj rritjeje.
Siç ka bërë të ditur të premten Zyra e Statistiklave e BE-së, 626 mijë veta kanë kërkuar azil gjatë vitit 2014 në ndonjërin nga vendet e BE-së që është dukshëm mbi numrin e shënuar në vitin 2013, ose 44% më shumë.
Numri më i madh i refugjatëve ka ardhur nga vendi i përfshirë nga lufta, Siria, plot 122.800 veta që është një shtim i madh në krahasim me vitin pararendës kur nga ky vend kishin kërkuar azil 50.000 veta. Në vendin e dytë për nga numri janë azilkërkuesit nga Afganistani (41.300 veta) dhe në të tretin, ata nga Kosova (37.900).
Numri më i madh i refugjatëve ose çdo i treti, kanë kërkuar azil në Gjermani, gjithsej 202.700 persona, ose 60 për qind më shumë se një vit më parë. Pasojnë Suedia, Italia, Franca dhe Hungaria. Nga 360.000 raste që janë përpunuar në vendet e BE-së, azili u është njohur 63.000 rasteve, shumica e tyre nga Siria.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme