Integrimi
Kosovarët, të pestët për kërkim azili në Zvicër
Nga janari deri në korrik në Zvicër janë paraqitur 12.844 kërkesa për azil, që është 4375 më pak se në shtatë muajt e parë të vitit të kaluar
Gjatë korrikut në Zvicër kanë kërkuar azil 1819 persona që është për një ë tretën më pak se në muajin korrik të një viti më parë. Nisur nga kjo rënie, Zyra Federale për Migracion (BFM) e korrigjuar parashikimin e bërë më herët për rritjen e pritshme të numri të azilkërkuesve në vitin 2013.
Kështu, sipas prognozave të bëra në fillim të vitit pritej që brenda vitit të vinin rreth 26 mijë azilkërkues. Me trendin aktual, kjo shifër llogaritet rreth 24 mijë, që është për 4600 më pak se në vitin 2012, njofton BFM.
Megjithatë, krahasuar me muajin paraprak (qershorin) gjatë korrikut që shkoi, numri i kërkesave të azilit ka qenë për 18 për qind më madh.
Nga janari deri në korrik në Zvicër janë paraqitur 12.844 kërkesa për azil, që është 4375 më pak se në shtatë muajt e parë të vitit të kaluar.
Më së shumti azilkërkues gjatë korrikut kanë ardhur nga Eritrea (278), Nigeria (137) dhe Siria (101).
Kosovarët, me 85 kërkesa për azil, të bëra gjatë muajit korrik, aq sa ka pasur edhe nga Afganistani, zënë vendin e pestë, ose 7.6% më tepër se në muajin qershor.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër