Integrimi
Kosovarët, numër 1 për kërkesa azili në Luksemburg
Me 99 kërkesa gjatë shtatë muajve të parë të vitit, kosovarët janë të parët. Pas tyre vijnë shtetasit e Bosnjës (58) ata të Malit të Zi (52), të Shqipërisë (44) dhe të Serbisë (30).
Gjatë muajit korrik në Luksemburg është shënuar një rënie e numrit të kërkesave të reja për azil. Gjithsej 106 azilkërkues janë paraqitur gjatë muajit në fjalë që është nën gjysmen e numrit të korrikut të vitit 2012, kur ishin 236.
Siç njofton gazeta “Luxemburger Tagblatt”, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Jashtme, gjatë shtatë muajve të deritashëm të këtij viti kanë paraqitur 590 të huaj kërkesa për azil. Sa për krahasim: në 7 muajt e vitit 2012 ishin1438 të huaj që ishin paraqitur te autoritetet e Luksemburgut me kërkesën për azil.
Ndërkaq, sa i përket muajit korrik të këtij viti, me kërkesa azili vendin e parë e zënë kosovarët, të cilët kanë bërë 36 kërkesa të tilla. Në vendin e dytë vijnë malazezët me 15.
Është interesante se nga vendet në gjendje krize ose lufte si Siria, Egjipti, Tunizia ose Somalia gjatë korrikut ka pasur numra simbolikë azilkërkuesish, nga 4, 2 ose nga 1sish.
Marrë në tërësi në shtatë muajt e parë të këtij viti përqindjen më të lartë të azilkërkuesve në Luksemburg e përbëjnë shetasit e vendeve të Ballkanit (47.9%). Edhe këtu kosovarët janë të parët me 99 kërkesa për azil. Pas tyre vijnë shtetasit e Bosnjës (58) ata të Malit të Zi (52), të Shqipërisë (44) dhe të Serbisë (30).
Nga 893 vendimet që janë marrë për kërkesat e azilit gjatë shtatë muajve, rreth 10% ose 86 raste mund të mbeten në Luksemburg.
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër