Lajme
Kosovarët nuk i preferojnë prodhimet vendore
Gjeneratat e vjetra besojnë se prodhimet vendore janë cilësore, ndërsa brezat e rinj dyshojnë në cilësinë e produkteve “Made in Kosova”. Të rinjtë preferojnë produktet e huaja
Konsumatorët kosovarë ua shikojnë me vëmendje origjinën e prodhimit secilit artikull që e blejnë, qoftë tekstil, industri, amvisëri apo produkte ushqimore. Dhe nëse e shohin se produkti është “Made in Kosova”, hezitojnë ta blejnë sepse dyshojnë në cilësinë e tyre.
Kjo çështje nga prodhuesit vendorë konsiderohet si paragjykim, veçanërisht për faktin se prodhimet me origjinë nga BE dhe Serbia kanë përparësi në konsum.
Gjeneratat e vjetra, besojnë se prodhimet vendore janë më cilësore, por brezat e rinj, paragjykojnë apo nuk dëshirojnë të besojnë në cilësinë e mallrave kosovare.
Shefqet Kadishani (62) është profesor veteran. Kur pyetet për cilësinë e produkteve ushqimore, ai thotë se ushqimi në atë kohë ka qenë origjinal, ndërkaq këto të sotmet, i quan pa shije dhe pa kalori.
“Kur kam qenë më i ri dhe deri para luftës, ushqimi ka qenë origjinal, vendor, kalorik. Tash nuk ka shije asnjë produkt. Në atë kohë një kilometër larg ke nuhatur erën e furrës së bukës. Unë i përdori vetëm se nuk kam çka të bëj. Shpesh marr miell të misrit, por prapë nuk është si dikur”, shprehet Kadishani, citon REL.
Por, Festina, studente në Departamentin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, preferon më tepër produktet e huaja.
“Lëngje dhe çokollata blej më tepër nga produktet e huaja. Ndoshta jam mësuar me atë shije, apo prodhuesit vendor nuk prodhojnë kësi lloji mallrash. Thjesht, jemi mësuar me shijen. Në familje, babai zakonisht blen prodhime vendore, ndërkaq mami i përzien”, tregon duke qeshur Festina.
Në anën tjetër, Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se prodhimet vendore i plotësojnë gati të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian sa i përket e cilësisë së tyre. Sipas tij, mallrat që gjenden në treg, janë të sigurta për konsum.
Sot në Kosovë kemi edhe disa marka të mira të veshmbathjes. Por, blerësit kosovarë janë më të prirë të blejnë ndonjë markë të huaj, pavarësisht cilësisë se saj.
Në Suharekë, veprimtarinë e saj e zhvillon Fabrika për Prodhimin e Këpucëve, “Solid”. Përveç mbulimit të një pjesë të madhe të tregut kosovar, prodhimet e “Solid”-it, tashmë kanë depërtuar në tregun e Bashkimit Evropian, konkretisht në një kompani prestigjioze në Itali “GEOX”.
Pronari i kompanisë, Shefqet Kuçi e fajëson autoritetet qeveritare për mosvetëdijesimin e popullatës për cilësinë e produkteve vendore. Sipas Kuçit, mallrat kosovare kanë janë kualitative dhe të ngjashme me ato të Bashkimit Evropian.
“Askush nuk bën promovim të prodhimeve vendore. Në Kosovë është politikë e gabueshme, sepse Qeveria nuk bën marketing të mirë për prodhimet vendore”, thekson Kuçi.
Pavarësisht, paragjykimeve të konsumatorëve dhe problemeve, me të cilat përballen prodhuesit vendor, disa nga mallrat “Made in Kosova” tashmë kanë depërtuar në tregun evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih