Integrimi
Kosovarët, nënë dhe djalë, dënohen për tejkalim të shpejtësisë
Pasi që te të dytë është konstatuar shkelje e konsiderueshme e rregullave të komunikacionit, nënës dhe djalit u është marrë patentshoferi në vendin e ngjarjes
Nënë e djalë zihen brenda 90 minutash në të njëjtin vend duke tejkaluar shpejtësinë. Kjo ka ndodhur në vikendin kaluar në Emmen të Lucernit, me ç`rast gruaja 51 vjeçe nga Kosova dhe djali i saj 19 vjeçar janë “fotografuar” nga i njëjti radar dhe brenda një orë e gjysmë. Djali ka rënë në kurthin e radarit në orën 16.30 derisa po ia shkelte me 105 kilometra në orë në zonën ku lejohet vetëm 60 km/h. Ndërsa e ëma, në orën 18 në vendin e njëjtë është fotografuar duke vozitur 110 kilometra në orë, shkruan “Neue Luzerner Zeitung”.
Pasi që te të dytë është konstatuar shkelje e konsiderueshme e rregullave të komunikacionit, nënës dhe djalit u është marrë patentshoferi në vendin e ngjarjes. Siç ka bërë të ditur prokuroria, nënë e birë kanë qenë duke vozitur me veturën e njëjtë në të dy rastet.
Në kuadrin e kontrollit rutinor të bërë të shtunën policia e Luzernit ka kapur në zonën 80 kilometërshe një motoçiklist nga Serbia i cili kishte vozitur 183 kilometra në orë. Motoçiklisti 23 vjeçar është arrestuar dhe me këtë rast i është konfiskuar motoçikleta.
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër