Kosova
Kosovarët e konsiderojnë të papërballueshme rritjen e çmimeve
Duke qenë se Kosova ka një ekonomi të dobët, shtrenjtimi i artikujve ushqimorë ka alarmuar qytetarë të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ankesat janë të mëdha, sepse banorët e kanë të vështirë të mbijetojnë për shkak të pagave të ulëta. Sytë janë drejtuar nga qeveria për ndihmë.
“Qysh s’është problem me një pension 70-80 euro, edhe ata punëdhënësit, nga 90 euro e kanë ngritur për 10 euro, një shishe vaj është bërë 1.60 centë, një bukë 45 centë, me çka t’i blejmë? 20 euro më shkojnë ilaçe në muaj, plus sheqeri”, shprehet një pensionist.
Shitjet kanë rënë ndjeshëm.
“Vjen pensionisti me 70-80 euro dhe pyet tri herë sa është çmimi, pasi që ai nuk ka. Gjithkush ka qejf të blejë, por nuk ka para. Krejt janë me pensione e me ndihma sociale”, thotë një shitës.
“Po normal që ankohen, xhepat e thatë krejt i kemi, askush nuk ka rezerva ose rroga. Pensionime 100 euro, me 150 euro e 200 euro rrogë, çdo send është i shtrenjtë për neve, çdo send që afrohesh e sheh se është shtrenjtë”, thotë një tjetër shitës.
Fajin për këtë situatë, disa qytetarë e gjejnë te qeveria e vendit.
“Kanë qenë edhe partitë e tjera përpara në pushtet, këso ngritje të çmimeve nuk ka pasur kurrë. Çka u bë tash, a po iu duhen për vota që krejt na ka kthyer prapë. Po thonë është njeri i drejtë, por s’po shohim ne. Po shohim vetëm shtrenjtim, çdo mëngjes si të çohemi, tjetër send nuk sheh, vetëm shtrenjtim”, shprehet një qytetar.
Agjencia e Statistikave e Kosovës ka verifikuar rritje të çmimeve për produkte të mishit, qumështit dhe perimeve. Ndërkohë, paga minimale në Kosovë është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje