Kosova

Kosovarët drejt Shqipërisë, krijohen kolona të gjata

Mijëra kosovarë kanë përzgjedhur shtetin amë që ta kalojnë vikendin.

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare të Vërmicës, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndryshe, vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti, në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.

Këto kolana po përsëriten zakonisht vikendeve, kur pushuesit kosovarë po ua mësyjnë plazheve të Adriatikut, por edhe zonave jugore të Shqipërisë.