Integrimi
Kosovare Rrustemi zgjidhet në Asamblenë e Derendingenit (SO)
Në zgjedhjet që u mbajtën sot, më 21 maj ajo, duke u votuar nga 556 veta, është zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë asamble
Në zgjedhjet e kaluara për Asamblenë e komunës Derendingen të Kantonit të Soloturnit, kandidatja e SP-së, shqiptarja nga Zhegra e Gjilanit, Kosovare Rrustemi kishte zënë vendin e parë në rezervë. Ajo pastaj e ka ushtruar detyrën e saj në asamble, duke zëvendësuar kandidatin që kishte qenë para saj.
Ndërsa në zgjedhjet që u mbajtën sot, më 21 maj ajo, duke u votuar nga 556 veta, është zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë asamble, shkruan albinfo.ch
Kosovarja ka qenë po ashtu kandidate edhe për zgjedhjet në nivel kantoni, të mbajtura më 12 mars të këtij viti. Mjerisht, votat e fituara nuk i kishin mjaftuar.
Me zgjedhjen në Asamblenë e Derendingenit, ajo bëhet shqiptarja e parë dhe e vetme, asambleiste në ndonjë komunë të Solothurnit.
Në Zvicër, në komuna të ndryshme ka një numër shqiptaresh dhe shqiptarësh të zgjedhur si asambleistë. Shumica dërmuese e tyre vijnë nga Partia Socialdemokrate (SP/PS), ashtu sikurse edhe Kosovarja, shkruan albinfo.ch. Ndërsa në parlamentet në nivel kantonesh, numri i shqiptarëve është më i vogël. Aktualisht janë gjithsej 4.
Në nivel nacional deri tash nuk ka arritur të zgjidhet asnjë shqiptar, ndonëse në zgjedhjet e vitit 2015 kishin kandiduar një numër i konsiderueshëm politikanësh të rinj shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriKosovare Rrustemi
- Prejardhja:Zhegüër, Gjilan
- Vendi ku vepron:Solothurn
- Profesioni:Politikane
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor