Lifestyle
Kosovare Neziri dëshiron titullin e “Top model of the World”
“Është nder dhe kënaqësi për mua të përfaqësoj atdheun e prindërve të mi, origjinën e emrit tim si dhe ashtu e falënderoj edhe shtetin gjerman që më dha këtë mundësi”, shprehet Kosovare Neziri
Bukuroshet më të mira të botës janë mbledhur në Hurghada të Egjiptit për të marrë pjesë në finalen e “Top Model of the World”, që do të mbahet të shtunën më 15 dhjetor.
Në këtë eveniment të bukurisë, Kosova përfaqësohet nga bukuroshja shqiptare e cila jeton në Gjermani, Kosovare Neziri, shkruan albinfo.ch.
“Tash e dy javë ndodhëm këtu në Egjipt, ku kemi bërë përgatitje të shumta dhe nga më të ndryshmet”, është shprehur ajo.
Bukuroshja me origjinë nga Ferizaj e cila banon në Dusseldorf thotë për “albinfo.ch” se në Egjipt ndodhet prej dy javësh nga ku, ka bërë përgatitje të shumta dhe nga më të ndryshmet.
“Shpresoj të marr ndonjë çmim të merituar. Jam më vullnet të fort dhe me hapa drejt të ardhmes. Në një mënyrë apo tjetër dua t’iu tregoj botës se edhe femrat shqiptare dinë, duan dhe ia dalin”.
Kosovarja ndihet e privilegjuar që ka mundësinë ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në gara të bukurisë botërore. “Është nder dhe kënaqësi për mua të përfaqësoj atdheun e prindërve të mi, origjinën e emrit tim si dhe ashtu e falënderoj edhe shtetin gjerman që më dha këtë mundësi”.
Për Kosovaren kjo nuk është hera e parë që përfaqëson Kosovën. Në janar të këtij viti ajo mori pjesë në “Miss Intercontinental 2018”.
Ndërkohë në vitin 2017, Kosovare Neziri fitoi vendin e parë në “Miss Niderrhein” kështu që iu dha mundësia të jetë pjesë e garës së bukurisë në “Miss Gjermania”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë