Kosova
Kosovare Krasniqi në filmin “Në kërkim të Venerës”, aktorja më e mirë në Valencia
Ky çmim është vazhdimësi e sukseseve të qindpërqindta nga festivalet ku u nominua për çmime
Kosovare Krasniqi ka rrëmbyer çmimin e “Aktores më të mirë” në edicionin e 36-të të Festivalit prestigjioz të Filmit në Valencia për rolin e saj në filmin “Në kërkim të Venerës”.
Ky çmim është vazhdimësi e sukseseve të qindpërqindta nga festivalet ku u nominua për çmime. Fillimisht filmi debutoi me Çmimin special të jurisë për arritje të jashtëzakonshme artistike në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam në fillim të vitit. Më pas u nderua me dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Hong-Kongut, për “Regjinë më të mirë” e për “Aktoren më të mirë”.
Vetë aktorja ka thënë se çmimin nuk e ka pritur fare.
“Prej ditës kur edhe u bë premiera e filmit, kam qenë gjatë tërë kohës nën ethe e me shumë emocione, por që një sukses të tillë nuk e mendoja fare. Isha në vendin e punës kur e kuptova lajmin dhe ishte një super lajm për mua. Një vlerësim i tillë nga festivali, më rrëqethi e më lumturoi shumë. Po ndihem me fat dhe e nderuar për këtë vlerësim e për secilin vlerësim që i është bërë filmit deri më tash, në rrugëtimin e tij i cili sapo ka filluar”, është shprehur ajo për Kohën, transmeton Albinfo.ch.
Për sukseset e pandalshme, producenti i filmit, Besnik Krapi, ka uruar gjithë ekipin.
“Kush tha që s’na njeh Spanja?! ‘Moon of Valencia’ shkon për Kosovare Krasniqi – Aktorja më e mirë – në rol kryesor!”, ka shkruar ai duke shtuar se “deri tash, në çdo festival kemi marrë nga një çmim.”
Filmi, me regji të Norika Sefës, që zhvillohet në një fshat kodrinor të Kosovës, ndjek ngjarjen e një adoleshenteje fjalëpakë që quhet Venera (një talente e re, Kosovare Krasniqi), e cila jeton në një shtëpi të vogël me prindërit e saj, dy vëllezërit me të rinj dhe me gjyshen e saj. Jashtë ka shumë pak për të parë dhe shijuar, dhe shumica e lëvizjeve të saj përcillen nga vëllezërit e saj, nipërit ose fqinjët që e ruajnë atë dhe “reputacionin e mirë” të familjes. Por Venera ëndërron për një të ardhme më ndryshe – dhe shpirti i saj gjallërohet kur ajo bëhet shoqe me rebelen Dorina (që luhet nga Rozafa Çelaj). Me lezet dhe ndjeshmëri, Sefa eksploron në thellësi zhvillimin seksual dhe mental të Venerës, pa hezituar të portretizojë ngacmimet e zakonshme që asaj i bëhen nga moshatarët dhe prindërit.
“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i prodhuar nga “Circle Production” me bashkëproducentë Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën. Filmi, gjithashtu, është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës dhe nga ajo e Kaçanikut. Për këtë projekt Qendra Kinematografike e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro.
Në film përveç Kosovare Krasniqit luajnë edhe Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj e të tjerë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve