Tematike
Kosovar, serb dhe gay – 25 vjeçari lufton kundër homofobisë
Politikani i ri zviceran Pascal Pajic (25) rrjedh nga një baba kosovar dhe një nënë serbe. Ai tregon hapur homoseksualitetin e tij dhe lufton kundër homofobisë në komunitetin e tij, shkruan “20min.ch”.
25 vjeçari është i angazhuar në Juso (politikanët e majtë zviceran) dhe pranon se trajtimi ndaj homoseksualëve është ndryshe në Zvicër dhe ndryshe në vendet e Ballkanit.
“Natyrisht që të gjithë homoseksualët kanë frikë të ngjashme, por reagimet në publik shpesh dallojnë në Zvicër dhe Ballkan,” thotë Pajic. “Kurrë nuk kam dëgjuar nga një zviceran që të kërcënojë me vdekje të birin, nëse është homoseksual. Por te ballkanasit një veprim i tillë ka ndodhur shpesh”.
Mësoni ti pranoni
Fillimisht ai dëshirën për gjininë e njëjtë ua ka treguar miqve zviceranë, ndërsa më pas vëllait të tij binjak. “Isha 19 vjeç kur u tregova prindërve,” thotë ai, përcjell albinfo.ch. Fillimisht atyre nuk u erdhi mirë, por me kohë e pranuan të vërtetën.
Më e vështira për të ishte sqarimi për miqtë e tij nga Ballkani, të cilët e bombardonin me pyetje. Kjo vlen pasi ballkanasit njihen për jetën e tyre patriarkale dhe të ndikuar nga religjioni.
Megjithatë edhe te zviceranët vërehet një nuancë homofobie, por më me delikatesë.
“Në qytetet zvicerane pranohen homoseksualët. Në rajonet rurale ata refuzohen,” vijon më tej 25 vjeçari. Refuzimi zviceran ndodh më me delikatesë. Kjo vërehet zakonisht kur burri me burrin kapen dorë për dore.
Martesa një model i vjetër dhe i panevojshëm
25 vjeçari i angazhuar në politikë tregon se njohja e homoseksualëve në shoqërinë zvicerane është më e madhe sesa pretendohet.
Edhepse për veten, ai nuk do uronte të martohej me një burrë, pasi “martesa është një model i vjetër dhe i mërzitshëm”, Pajic nuk është kundër martesave mes homoseksualëve dhe kërkon trajtim të barabartë si gjithë të tjerët.
Ai ka shpresë që në të ardhmen të shuhet homofobia, veçanërisht në Ballkan, dhe për këtë do aktivizohet edhe vetë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme