Zhvillim

Kosova, vend atraktiv për hiking-turizëm

Revista “National Geographic” bëri listën e vendeve atraktive në Evropën Jugore, ku pra Alpet Shqiptare i vendosi në vendet që vlejnë të vizitohen në mesin e këtyre vendeve

Revista e njohur “National Geographic” e ka radhitur Kosovën në mesin e vendeve atraktive për hiking-turizëm dhe si të tillë ajo preferon për dashamirët e hajkingut që ta vizitojnë atë në vitin në 2017.

Në këtë listë radhiten 21 vende të botës, më atraktive ndër të cilat përmendet ishulli Kauai në Havai, gadishulli Baja California në Meksikë e shumë vende të tjera, bën të ditur ‘rtv21.tv’.

Njëherazi, revista në fjalë bëri listën e të vendeve atraktive në Evropën Jugore, ku pra Alpet Shqiptare i vendosi në vendet që vlejnë të vizitohen në mesin e këtyre vendeve. Tani, shtegu që kalon nëpër Alpet Dinarike ofron për aventurierët e hajkingut informata të kompletuara, përcjell albinfo.ch.

Ky shteg kalon nëpër Alpet Dinarike, duke kaluar kështu shpellën Postojna në Slloveni, pjesën jugore në Kroaci, nëpër Bosnje, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi, Kosovë e Maqedoni.

Sipas operatorit të udhëtimeve Thierry Joubert Green Vision, ky është një ndër destinacionet më interesante ndërkufitare të planetit. Sipas tij gjatë udhëtimit, turistët mund të vizitojnë fshatrat e izoluara filluar nga Parku Nacional Theth në Shqipëri deri te kufiri me Kosovën.

Atje, ata kanë shansin të pinë kafe të përgatitura në ibrik bakri në një stufë hekuri. Ai ka thënë se tani Malet Dinarike kanë zëvendësuar politikën me natyrën, gjë që është shumë më bukur.