Futboll

Kosova U21 barazon me Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës U21 ka barazuar në përballje me Gjermaninë U21, në ndeshjen të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025”.

Përballja e luajtur sonte në Chemnitz përfundoi pa gola, në mes të dy ekipeve që janë pjesë e Grupit D në kualifikimet për evropianin e të rinjve.

Kosova U21 renditen në vendin e katërt në Grupin D, me 9 pikë në 7 ndeshjet e luajtura deri më tash.

Ndeshjen e radhës të përzgjedhurit e Tovërlanit do ta kenë në shtator kundër Izraelit U21 si mysafirë, derisa deri në mbyllje të këtij cikli kualifikues do të ballafaqohen edhe me Poloninë dhe Estoninë.

Kosova e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Mustafë Abdullahu; Ardi Ajdini, Andi Hoti, Rejan Thaçi, Elvis Letaj; Milot Avdyli, Lindon Emërllahu, Altin Kryeziu, Florian Haxha; Fatjon Bunjaku, Arian Llugiqi. Luajtën edhe: Veton Tusha, Arbnor Hasani, Oltion Bilalli, Valton Behrami dhe Etnik Brruti.