Të tjera
Kosova triumfon me 5 medalje në Kampionatin Ballkanik
Kosova kthehet me 5 medalje nga Kampionati Ballkanik
Shteti i Kosovë po tregon suksese të mëdha në shumë fusha të sportit,
Së fundi, në Kampionatin Ballkanik sportistët kosovarë morën një medalje të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta. Ky është numri i medaljeve të fituara nga Kombëtarja e Kosovës në boks në Kampionatin Ballkanik “Antalia 2019”, që prej 10 dhjetorit e deri sot u mbajt në Antalia të Turqisë.
Medaljen e artë e fitoi Donjeta Sadiku, e cila në finale mposhti turken Sema Caliskan, në kategorinë -64 kg. Caliskan këtë vit kishte fituar medaljen e bronztë në kampionat botëror.
Nga ana tjetër, në finale u mposhtën Shpejtim Bajoku (-63 kg) dhe Besart Pireva (-75 kg), të cilët u stolisën me medaljen e argjendtë.
Po ashtu, të bronztën e fituan Patriot Behrami (-69 kg) dhe Bashkim Bajoku (-52 kg).
Kosova u paraqit me pesë boksierë dhe trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi.
Drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim