Kosova
Kosova trajtohet me fusnotë në konferencën në Tiranë, zv/ministri kosovar largohet në shenjë proteste

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agon Dobruna, është larguar në mënyrë proteste nga një konferencë rajonale e zhvilluar në Tiranë, pasi emri i Kosovës ishte shoqëruar me fusnotë.
Konferenca me temë “Përshpejtimi i reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” u mbajt më 9 prill dhe mblodhi përfaqësues nga vende të rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën, nën mikpritjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas Dobrunës, paraqitja e Kosovës me fusnotë përbënte një shkelje të frymës së barazisë dhe respektit që promovon konferenca. Ai bëri të ditur se, pavarësisht kërkesave për korrigjimin e këtij detaji, ato ishin injoruar nga organizatorët.
“Pavarësisht kërkesës sonë të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të korrigjuar këtë paraqitje, ajo u injorua, duke shkelur frymën e bashkëpunimit, respektit dhe barazisë që promovon vetë konferenca”, shkroi Dobruna në një postim në Facebook.
Largimi i tij është parë si një akt simbolik për të mbrojtur pozitën dhe dinjitetin e përfaqësimit të Kosovës në forume ndërkombëtare, ndërkohë që ka nxitur diskutime mbi mënyrën e trajtimit të shtetit të Kosovës në kontekste rajonale dhe ndërkombëtare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Pagat e larta shtetërore: 12 për qind rritje pagash në nivel federal – kjo së shpejti duhet të përfundojë Në të ardhmen, ata që punojnë për qeverinë federale nuk duhet të fitojnë më shumë se...
-
Pesë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Trajnim për blerjet e biletave në internet: “SBB nuk na merr në konsideratë ne të moshuarit”
-
Zvicër: Dy shkolla private u mbyllën papritur: nxënës dhe mësues pa perspektivë
-
Ky kanton zviceran ka zgjedhur për herë të parë kryetare të këshillit një grua