Të tjera
Kosova të shkruajë historinë në hendboll
Me fitore hendbolli kosovar do të shkruajë histori të re për sportin kosovar, si shumë herë deri më tani
Nga ora 18:00 në Prishtinë, sot zhvillohet finalja e “IHF Trophy Interctontinental” në grupmoshën e juniorëve (U21).
Takohen Kosova me Taipein Kinez. Te ekipi i Kosovës janë optimistë për fitore, por po ashtu premtojnë të jenë të përkushtuar maksimalisht, serioz dhe shpresojnë të kenë përkrahjen e duhur nga tribunat, përcjell albinfo.ch.
Dhe me fitore hendbolli kosovar do të shkruajë histori të re për sportin kosovar, si shumë herë deri më tani. Asnjë ekip kombëtar i Kosovës deri më tani nuk është paraqitur në Kampionat Botëror dhe këtë e siguron Kosova U21 me fitore ndaj Taipeit Kinez.
Rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe dhe e madhe shpresohet të jetë edhe përkrahja e tifozëve.
Kosova U21 ka qenë superiore deri më tani në “IHF Trophy Intercontinental”. Ka fituar ndaj Taipeit Kinez (31:23), ndaj Nigerisë (34:21) dhe në gjysmëfinale ndaj Paraguait (36:27). Taipei Kinez kishte fituar me shumë vështirësi ndaj Nigerisë (30:29) dhe në gjysmëfinale befasoi SHBA-në (41:36).
Krahas garës ndërkombëtare që po zhvillohet në Prishtinë, ndeshje me shumë rëndësi për hendbollin kosovar zhvillohet nga ora 19:00 në Tel Aviv të Izraelit.
Në kuadër të grupit 1 të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020, Kombëtarja e Kosovës takohet me Izraelin.
Të mërkurën Kosova impresionoi në Prishtinë dhe fitoi ndaj Izraelit me rezultat 27:24.
Kosova i ka dy pikë, sa edhe Polonia e Izraeli dhe me fitore në Tel Aviv do të dal në vend të dytë dhe do të bëjë hap gjigand drejt kualifikimit në Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë