Futboll

Kosova stërvitet në Paris

Kosova ka mbajtur seancën e parë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, zviceranit Bernard Challandes në Paris, në prag të dy ndeshjeve miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Nga afër seancën stërvitore e ka ndjekur edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, përcjell albinfo.ch.

Për këtë ndeshje për herë të parë janë ftuar Edon Zhegrova, Idriz Voca dhe Gjelbrim Taipi, të cilët pritet të debutojnë në këto dy ndeshje miqësore që do të zhvillohen në Komunën e Parisit.

Ndeshja ndaj Madagaskarit do të zhvillohet të shtunën, ku do të jetë edhe debutimi i zviceranit Challandes.