Sporte Luftarake
Kosova siguron medaljen olimpike, Distria në finalen e madhe
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës nga Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Në ditën e parë të garave në Lojërat Olimpike, Kosova ka siguruar medalje. Është Distria Krasniqi që ka siguruar medaljen e parë për vendin në ngjarjen më të madhe sportive, transmeton albinfo.ch.
Tani Distria është në finale të kategorisë deri 48 kilogramë në xhudo dhe kështu e ka të sigurt medaljen. Ajo në gjysmëfinale e mposhti mongolezen Urantsetseg Munkhbat. Ndaj saj fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të lufës.
Vlen te theksohet se Kosova për herë të dytë po paraqitet në Lojërat Olimpike. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Tani medalje ka edhe Distria, por synim i saj natyrisht është e arta.
Kosova synon edhe medalje tjera në xhudo, ndërsa tashmë ka lënë shumë vende prapa sa i takon suksesit olimpik, ndonëse me vetëm dy pjesëmarrje. Kjo falë suksesit të nxënësve të trajnerit Driton Kuka, njërit prej më të mirëve në botë sa i takon sportit të xhudos.
Në finale, Distria takohet me japonezen Funa Tonaki. Ajo pas një lufte shumë të fortë e mposhti ukrainasen Dariya Bilodid.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati