Lajme
Kosova, shtet i pavarur në Komitetin Olimpik
Lajmin për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik ndërkombëtar e ka konfirmuar ministri i Sportit, Memli Krasniqi dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani
Pas 25 vjet pritjesh, Republika e Kosovës është anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe sipas këtij vendimi, sportistët kosovarë me në krye kampionen e xhudos Majlinda Kelmendi do të marrin pjesë të barabartë me sportistë tjerë në Olimpiadën Rio 2016.
Ky lajm është konfirmuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
“Me kënaqësinë më të madhe dhe me gëzim e emocione te papërshkrueshëm, kam nderin të ju njoftoj se me Kryetarin e Komitetit Olimpik te Kosovës, Besim Hasani, sapo morëm lajmin që Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshëm në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Urime sportivëve tanë. Urime mbare Kosovës”, ka shkruar ministri Krasniqi në Facebook.
Po ashtu ministri Krasniqi dhe kryetari i olimpikëve kosovarë, Besim Hasani kanë qenë mysafirë në lajmet e RTK-së.
“Ne pak më parë morëm lajmin për pranimin e përkohshëm në KON dhe ky është një lajm i jashtëzakonshëm për sportistët e Kosovës, që kanë pritur që 25 vite për ta përfaqësuar Kosovën në Olimpiadë. I përgëzoj sportistët por edhe të gjithë qytetarët për këtë ditë të madhe. I falënderoj po ashtu të gjitha federatat anëtare të KOK-ut por edhe të gjithë sportistët dhe punëtorët sportivë të Kosovës”, ka theksuar Hasani.
Ndërkaq, tejet i lumtur për këtë arritje të sportit kosovar është shprehur edhe ministri në detyrë, Memli Krasniqi.
“Sot është realizuar një ëndërr e kamotshme e jona. Do të falënderoja gjenerata e gjenerata të tëra të sportistëve që kanë punuar për këtë ditë. Qysh sot po e paramendoj hapjen e Olimpiadës në Rio, ku sportistët tanë do të parakalojnë me flamurin e Kosovës si të gjithë sportistët e vendeve tjera. Kjo është një arritje e madhe pasi KON-i është si një OKB për sportin”, ka theksuar Krasniqi.
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombtarë Olimpik ka pranuar Kosovën me një antarësi të përkohëshme Komitetin Olimpik të Kosovës duke rekomanduar që antarësia e plotë të konfirmohet në sesionin e radhës të Komitetit Ndërkombtarë Olimpik që do të mbahet në dhjetor.
Në kumtesë gjithashtu janë dhënë detaje të krijimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, për të cilin thuhet se është krijuar më 1992, dhe ka më shumë se 30 federata të anëtarësuara, gjashtë nga të cilat janë antare të federatave përkatëse ndërkombtare, përderisa shtatë të tjera janë anëtare jo të plota.
Këshilli Ekzekutiv ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur kushtet që të jetë anëtare sipas Kartës së Komitetit Ndërkombtarë Olimpik. Këtu përfshihet edhe kushti “shtet i pavarur i pranuar nga bashkësia ndërkombtare”, të cilin Kosova e ka përmbushur me 103 njohje nga 192 vende të botës.
Vendimi thuhet tutje tëjetë marrë në të mirë të sportistëve kosovarë.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve