Kosova
Kosova ‘shkel’ vendet e rajonit, del e para në vaksinim të popullsisë
Republika e Kosovës është e para në rajon me vaksinim të popullsisë, ku tashmë 45 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti COVID-19.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, Kosova ka lënë pas të gjitha vendet e rajonit, sa i përket vaksinimit të popullsisë.
Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina qëndrojnë të gjitha pas Kosovës në këtë listë.
Ndryshe, tashmë ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencën për media ku dha edhe lajmin për dorëheqjen e tij, tha se deri në fund të vitit pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës mbi moshën 16 vjeçare, transmeton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch..
Vitia njoftoi se deri tani janë administruar mbi 1.3 milion vaksina.
Po ashtu, ai bëri të ditur se në stok aktualisht kanë rreth 400 mijë vaksina, ndërsa deri në fund të vitit do të arrijnë edhe rreth 500 mijë doza.
“Me këtë sasi dhe trend aktual të vaksinimit do të vaksinohen mbi 75 për qind e popullatës, rrjedhimisht popullata mbi moshën 16 vjeçare”, tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë me këtë trend të vaksinimit.
Vitia u shpreh se sa i përket vaksinimit, kjo ministri është në negociata edhe për dozën e tretë të vaksinave anti-COVID.
Sipas tij, certifikata e vaksinimit në Kosovë është në përputhje me standardet e BE-së dhe së voni kanë aplikuar për pranimin e kësaj certifikate nga BE-ja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit