Lajme

Kosovë: Mbi 200 mijë të vaksinuar ndaj COVID-19

Kosova ka regjistruar deri më sot 220 mijë të vaksinuar ndaj COVID-19 me të paktën një dozë, teksa të dyja i kanë marrë rreth 90 mijë qytetarë.

Qeveria Kurti ka objektiv që të vaksinojë 60% të popullsisë, teksa vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur që në qershor.

Këtë muaj i është hapur rruga vaksinimit të të gjitha moshave mbi 18 vjeç me vaksinat Pfizer ose AstraZeneca.