Futboll

Kosova shënon fitoren e parë në kualifikimet për ‘Euro 2024’, mund Andorën 3:0

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore bindëse ndaj Andorës në ndeshjen e cila u mbajt në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2024’.

Dardanët arritën të marrin 3 pikë në tabelë falë lojës të shkëlqyer në fushën e gjelbër.

Në minutën e ’26-të të lojës.ishte Milot Rashica ai i cili shënoi gol ndaj skuadrës së Andorës duke e krijuar kështu epërsinë për Kombëtaren e Kosovës.

Rashica nuk u ndal me kaq. Në minutën e ’79-të ishte sërish ai që shënoi gol duke ngritur epërsinë në 2:0.

Ndërsa në minitat e fundit të ndeshjes, skuadra e Dardanëve shënoi eshe një epërsi. Ishte Zeqiri ai që shënoi edhe golin e 3-të duke shënuar kështu përfundimisht rezultat 3:0.