Futboll
Kosova shënon fitore ndaj Armenisë në futboll për femra
Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023, përfundoi me rezultat 2 me 1.
Me fitore janë ndarë vajzat e përfaqësueses së Kosovës në futboll në ndeshjen e zhvilluar me Armeninë.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023, përfundoi me rezultat 2 me 1.
Të gjitha golat u dhanë në pjesën e dytë, ngase pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, raporton Albinfo.ch.
Në minutën e 77, një autogol i Blerta Smailit e ka vendosur Armeninë në epërsi.
Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm 1 minutë, pasi Kosova barazoi rezultatin me anë të Valentina Metaj.
Golin e fitorës për Dardanët e shënoi Donjeta Halilaj në minutën e 87-të.
Kosova me këtë fitore ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve, nga nëntë ndeshje të znvilluara, ndërsa Armenia mbetet me 0 pikë.
Ndeshjen e fundit në këto kualifikime, Kosova e zhvillon si mysafire e Polonisë më 6 shtator./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër i uron të gjithë qytetarët për Festën e 28...
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit Këshilli Federal rekomandon që Parlamenti të refuzojë iniciativën “Ruajtja e Neutralitetit Zviceran” të paraqitur nga përfaqësuesit...
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së
-
Kantoni i Schwyz-it shton linjat e natës
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi
-
Qeveria federale së shpejti do t’ju dërgojë SMS në raste urgjente