Kosova
Kosova, shembull i mirë i menaxhim të suksesshëm të pandemisë në botë
Vendet evropiane janë të habitura për menaxhimin e shpejtë dhe masat e marra nga shteti i Kosovës.
Koronavirusi dhe menaxhimi i situatës përballë kësaj pandemie vdekjeprurëse, ka qenë temë qendrore e diskutimit edhe në Parlamentin e Federatës australiane, e po ashtu edhe në shumë vende evropiane.
Opozita në Australi dje, gjatë diskutimit në Parlament, ka përmendur Kosovën si shembull i shkëlqyeshëm në menaxhimin e situatës përballë pandemisë së shkaktuar nga virusi korona, i quajtur COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Sipas opozitës australiane, Kosova, edhe pse një vend i vogël në Evropën e gllabëruar dhe paralizuar nga pandemia, po ia del me sukses që ta parandalojë përhapjen e virusit në shkallë të gjerë.
Opozita ka theksuar se në këtë menaxhim rol të madh paskësh luajtur karantinimi i pjesshëm i lokacioneve ku ka të prekur nga virusi COVID-19, si dhe oraret e lëvizjeve, civile dhe zyrtare, të koordinuara mirë nga Qeveria.
Gjithashtu opozita australiane paska bërë thirrje që Kosova dhe shëndetësia e saj duhet të merret si shembull për t’u ndjekur edhe në Australi, pikërisht për faktin se në këtë shtet të vogël ka shumë pak të prekur, edhe pse Kosova gjeografikisht shtrihet në epiqendrën e epidemisë – Evropë, shkruan ekonomiaonline.
Të kujtojmë se në Federatën e Australisë numri i të infektuarëve ka kaluar shifrën 800, ndërkaq janë shënuar 20 raste te vdekjeve nga COVID-19, pavarësisht se buxheti shtetëror i ndarë për luftimin e kësaj sëmundjeje kap shumën e mbi 168 miliardë dollarëve australianë.
Ndërkaq ky shtet-kontinent, që është i rrethuar nga Oqeani Indian dhe ai Paqësor, konsiderohet se deri më tani ka menaxhuar mirë me situatën, mirëpo këtë të shtunë është shënuar një numër rekord i të diagnostikuarve me koronavirus, 120 vetë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, gjë e cila ka nxitur debat të nxehtë, me ç’rast Kosova është marrë si shembull i mirë menaxhimi që duhet ndjekur.
Gjithashtu edhe vendet evropiane janë të habitura për menaxhimin e shpejtë dhe masat e marra nga shteti i Kosovës. Duhet theksuar se deri më tani janë prekur vetm 93 persona me koronavirus në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje