Kosova
Kosova sërish nuk është në agjendën e BE-së
Duke qenë se presidencën e Bashkimit Evropian e ka marrë Portugalia, por ndryshe nga shtetet e tjera, ky shtet nuk e ka në plan të parë zgjerimin e BE-së.
Edhe pse në shikim të parë duket se Portugalia nuk e ka prioritet Ballkanin Perëndimor, sistemi i BE-së nuk e lejon një përjashtim të tillë, sepse puna e Komisionarit për Zgjerim vazhdon të mbetet aktive për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet kandidate.
Referuar nga përvoja e deritanishme e BE-së, Portugalia do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë si paraardhëse dhe Slloveninë si pasardhëse. Këto dy shtete të fundit e dinë shumë mirë vlerën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe rrezikun nëse kjo rrugë nuk vazhdon më tutje.
Dimitrov: Gjermania mbetet e përkushtuar për zgjerimin e BE-së
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, mendon se Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë për idenë e zgjerimit të BE-së, meqë Berlini mbetet i përkushtuar për këtë çështje. Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes që viti 2021 të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, thotë Nikolla Dimitrov.
“Procesi i aderimit është vegël për evropianizim. Mirëpo, neve askush nuk po na i lidh duart për të punuar në evropianizimin, nëse nuk kemi më qasje në procesin e aderimit. Mendoj se sa më shumë që të punojmë në shtëpi, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë edhe në aspektin e fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, shprehet Dimitrov.
Rruga e Maqedonisë së Veriut është shumë e vështirë. Shumë e ngushtë dhe shumë e pjerrët, procesi është në krizë, zgjerimi është në krizë, dhe mendoj se dështimi i Bashkimit Evropian në zbatimin e vendimit personal dërgoi sinjal negativ për një rajon që është i rrethuar gjeografikisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, thotë Dimitrov.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov njoftoi se bisedimet me Bullgarinë nuk do të vazhdohen deri në përfundimin e zgjedhjeve të 28 marsit.
“Një pjesë e forcave politike bullgare dëshirojnë që këtë çështje ta shfrytëzojnë në fushatë. Nuk mendoj se do të ndihmojmë nëse përfshihemi në këtë histori. Mendoj se është koha që të pushojmë pak nga ky problem dhe praktikisht nga Bullgaria. Është koha që ta investojmë energjinë dhe kohën e limituar që kemi, në rregullimin e oborrit tonë”, tha Dimitrov.
Musliu: Diplomacisë vendase i duhet një lobim më i fuqishëm
Maqedonia e Veriut në dallim nga presidenca gjermane nuk mund të presë shumë nga presidenca e Portugalisë për sa i përket zgjerimit, por megjithatë Gjermania do të ushtrojë ndikimin e saj, mendon Albert Musliu analist politik.
“Mendoj se nëse diplomacia jonë, insiston, lobon sa duhet, prezanton rastin tonë së bashku edhe me Shqipërinë, mendoj se mund të rezultojë edhe me intensifikimin e nevojës për zgjerimin e BE-së. Mendoj se do të ketë pak më shumë punë për diplomacinë tonë dhe të shteteve mike me qëllim që çështja e zgjerimit të mos anashkalohet”, shprehet Albert Musliu. Ai është optimist se pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari do të bien tensionet mes dy vendeve fqinje.
“Pas zgjedhjeve në Bullgari mendoj se do të relaksohen marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Që tani vërejmë se ka rënë intensiteti i fjalosjeve ndërmjet dy palëve. Jam i bindur se pas zgjedhjeve në Bullgari tensionet do të zbuten”, deklaron Albert Musliu.
Edhe BE do të ndihmojë në bisedimet midis Shkupit dhe Sofjes
Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Augusto Santosh Silva, në një takim me gazetarët, ka theksuar se hapja e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën do të jenë ndër prioritetet e kryesimit portugez. Ai paralajmëroi se kryesimi portugez përmes bisedimeve do të përpiqet që të tejkalohen keqkuptimet mes Sofjes dhe Shkupit.
“Tani kemi situatë të re, çështjet e vendosura nga Bullgaria. Qëllimi im është të bisedoj në mënyrë intensive me qeveritë e RMV-së dhe Bullgarisë. Sepse është me rëndësi që me kujdes të dëgjosh argumentet e dy palëve. Kur kjo do të bëhet, është lehtë të kuptohet se ekziston një bazë e përbashkët mbi të cilët mund të punohet”, ka deklaruar Silva.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor