Sport

Kosova rrezikon t’i luajë ndeshjet vetëm si mysafire

Nëse palestra e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nuk e arrin kapacitetin e 3,000 (tre mijë ulëseve), atëherë ndeshjet për kualifikimet evropiane të Kupës së Botës “Kina 2019”, Kosova nuk do të mund t’i luajë në kryeqytet

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marr një shkresë nga FIBA, në të cilën kjo e fundit e ka bërë të qartë se nëse palestra e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nuk e arrin kapacitetin e 3,000 (tre mijë ulëseve), atëherë ndeshjet për kualifikimet evropiane të Kupës së Botës “Kina 2019”, Kosova nuk do të mund t’i luajë në kryeqytet.

FIBA po ashtu e ka paralajmëruar FBK-së se më 20 dhe 21 shtator do të dërgojë Lubomir Kotleba-n, këshilltar i Sekretarit Gjeneral të FIBA-s për të inspektuar palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Kjo ka bërë që kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, të kërkojë ndihmë.

“Duhet mobilizim maksimal i të gjitha strukturave shtetërore! Për dallim të milionave që po derdhen në stadiume këtu duhet shume pak mjete, por shume vullnet! Është turp që tërë mundi i FBK-së, lojtarëve, por edhe tifozëve të dështoj për çështje aq banale! Ju lus për ndihme urgjente”, ka shkruar Belegu.