Lajme

Kosova rrezikon kolapsin ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse shtohen masat kufizuese ndaj Covid-19 pa zbatim të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, sektorë të ekonomisë do të shkojnë drejt kolapsit.

Ai ka thënë se shtetet që po mbyllen kanë siguruar fondet dhe buxhetet për të përkrahur sektorët e ekonomisë të cilat po goditen nga masat parandaluese anti-Covid-19.

“Shtetet që po mbyllen prapë (në tërësi, apo pjesërisht), kane siguruar fonde dhe buxhete per te perkahur sektoret qe po goditen nga masat parandaluese anti-COVID.”, shkruan ai.

“E ne? As një ligj bazik për rimëkëmbjen, nuk po arrijmë ta miratojmë me javë të tëra. Çdo plan për masa kufizuese të reja (nëse shfaqet nevoja për to), duhet të përcjellet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes dhe me fonde shtesë për përkrahje të sektorëve më të goditur. Në të kundërtën, KOLAPS”, shton Rukiqi.