Koronavirusi: çast pas çasti
Kosova regjistron nëntë raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 27 nëntor se janë regjistruar edhe nëntë raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 1,591 mostrave, që i bie se 0.56 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe dhjetë pacientë, ndërkaq numri i rasteve aktive është 334.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,898 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit – kur Kosova filloi fushatën e imunizimit – janë administruar 1,614,212 doza. Prej këtij numri, 761,003 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërkaq 853,209 të tjerë me një dozë.
Në Kosovë të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind