Kosova
Kosova propozon filmin ‘Martesa’ për OSCARS
Filmi ‘Martesa’, me skenar dhe regji nga Blerta Zeqiri, fitues i dy çmimeve në Festivalin e Filmit në Talin, është propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ në OSCARS.
‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolet kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu, përcjell albinfo.ch.
Kryesuesi i komisionit përzgjedhës, Isa Qosja, u shpreh: “Filmi i propozuar është një tregim ndryshe nga ato që jemi mësuar apo detyruar t’i shohim tek ne, përmban një strukturë disashtresore dramaturgjike, aktorët i gjallojnë fatet e tyre në mënyrë të natyrshme dhe me mjaft emocione. Regjisura është gati e pavërejtur dhe kjo i jep këtij filmi rrjedhshmëri në perceptim të fabulës dhe përjetimit”.
Filmi ‘Martesa’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë ‘Beze’ me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkrah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë