Zhvillim
Kosova prezanton produktet e saj në Panairin “Budva 2013”
Kompanitë kosovare që merren me prodhimin e pijeve dhe të ushqimit, kanë prezantuar në Budva të Malit të Zi, prodhimet e tyre “Made in Kosova”
Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës në bashkëpunim me Organizatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ dhe Shoqatën e Verarëve të Kosovës “Enologjia” nga Rahoveci, kanë prezantuar në Panairin e 39-të të Ushqimit në Budvë të Malit të Zi, produktet e veçanta “Made in Kosova”.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Tregtisë dhe Industrisë, panairi i ushqimit “Budva 2013”, ka përmbushur nevojat e secilit ekspozues, ka ofruar një numër sfidash të biznesit në treg, sidomos të përfaqësuesve më të suksesshme të industrive strategjike të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Malit të Zi dhe rajonit.
Ky panair, sipas MTI-së, ishte i miratuar nga UFI-Shoqata Botërore për Organizimin e Panaireve dhe Eventeve Tregtare, i cili ka pasur karakter ndërkombëtar.
Në këtë panair janë ekspozuar prodhues të ushqimit organik, verërave, ëmbëlsirave, paketimit, kafeve, përpunuesve të peshkut, prodhuesve të ujit mineral, etj.
“Panairi përveç natyrës së marketingut ka pasur edhe natyrën e degustimit, ku distributorë të ndryshëm nga rajoni dhe shume vizitorë kanë pasur mundësinë për të provuar produktet kosovare për të cilat janë dhënë vlerësime të larta si në cilësi po ashtu edhe në paketim dhe dizajn”, thuhet në njoftimin e MTI-së.
Po ashtu, sipas MTI-së, panairi ka qenë shumë i vlefshëm për kompanitë kosovare eksportuese, të cilat kanë pasur mundësinë që të shkëmbejnë informata dhe të lidhin kontrata me kompanitë nga rajoni dhe Evropa.
Kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair kanë qenë: Shoqata e Verëarëve të Kosovës “Enologjia” nga Rahoveci; “Bio Pak” Shpk; “Muja”; “Rahovec” Shpk; “Sefa Wine”; “Daka”.
Po ashtu pjesëmarrëse kanë qenë edhe kompanitë e përpunimit të ushqimit dhe pijeve: “Fungo FF” nga Artana; “Eurofood” nga Prizreni; “Liri” nga Prizreni; “Golden Eagle & Frutex” nga Theranda; “Birra Peja & Uji Akull” nga Peja dhe “ASK Foods” nga Gjilani.
Panairi i ushqimit “Budva 2013” është mbështetur financiarisht nga APIK-MTI dhe GIZ – Zyra në Prishtinë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih