Zhvillim
Kosova prezanton prodhimet bujqësore në Berlin
Këndin kosovar të ushqimit e vizitoi edhe ministrja federale e Bujqësisë, Ilse Aigner dhe kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Wowereit. Ata u ndanë shumë të kënaqur me cilësinë e ushqimit të Kosovës
Republika e Kosovës është në mesin e 70 shteteve të botës që po i promovon produktet e veta në panairin më të madh të bujqësisë në Berlin. Këndin kosovar e vizitoi edhe ministrja federale e Bujqësisë, Ilse Aigner dhe nga kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Wowereit, të cilët u ndanë shumë të kënaqur me cilësinë e ushqimit kosovar.
Në atë që quhet “Java e Gjelbër Ndërkombëtare” në Berlin, Kosova u përfaqësua nëpërmjet ministrit të Bujqësisë, Blerand Stavileci, i cili së bashku me 83 ministra homologë, mori pjesë në hapjen e kësaj ngjarje promovuese që vlerësohet të jetë më e madhja në botë sa i përket promovimit të ushqimit.
Në kuadër të kësaj jave, ushqimi dhe produktet kosovare po prezantohen përmes një restoranti kosovar, të kontraktuar nga Ministra e Bujqësisë, me birrën “Peja”, me verëra dhe produkte të tjera për vizitorët.
Stavileci tha se përpos ekspozimit të prodhimeve kosovare dhe prezantimit të kulturës dhe traditës së ushqimit, Ministra kosovare e Bujqësisë ka përgatitur edhe materiale të ndryshme reklamuese, përmes së cilave synon të rrisë publicitetin e produkteve kosovare në Gjermani.
“Ky është një prej panaireve më të rëndësishme të bujqësisë dhe ushqimit. Vitin e kaluar kemi qenë vetëm vizitorë dhe i patëm parashtruar vetes qëllim që sivjet t’i kemi edhe ne prodhimet tona dhe në të njëjtën kohë vizitorëve të ju ofrojmë edhe mundësi të tjera për të njohur më shumë Kosovën, jo vetëm sa i përket prodhimit, por edhe traditës dhe kulturës sonë”, tha ai.
Është hera e parë, sipas tij, që Kosova ka një pavijon të tillë, i cili shërben si portë e madhe për mijëra vizitorë për tu njohur me vendin tonë.
“Gjithashtu, enkas për këtë ngjarje, kemi përgatitur edhe një libër fotografish, ku janë të përmbledhura fotografitë më të mira të bukurive tona natyrore dhe këto po shërbejnë edhe si një element shtesë për vizitorët”, tha Stavileci, raporton KTV.
Panairin në Berlin dje e ka vizituar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Produktet e tyre ushqimore në një hapësirë prej 115 mijë metra katror janë duke i ekspozuar rreth 70 shtete, me gjithsej 1 630 ekspozues. Numri i vizitorëve që pritet ta frekuentojnë këtë panair deri më 27 janar do të jetë rreth 400 mijë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih