Kosova

Kosova prezantohet si destinacion për investime të kompanive gjermane

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim të frytshëm me Stefan Kägebein, drejtues i departamentit të Evropës Lindore dhe Jugore në Deutsche Industrie- und Handelskammer – DIHK, në lidhje me potencialin premtues të investimeve të kompanive gjermane në Republikën e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Në atë takim u fol për premtimin si një sinjal i fortë për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. /Albinfo.ch