Integrimi
Kosova prezantohet në “Festën e Kulturave” në Schönenwerd

Të premten, më 29 qershor 2012, në Schönenwerd të Solothurnit në kuadër të festivalit të të rinjve “Jugendfest” që do të organizohet për tri ditë rresht në këtë komunë, është paraparë të mbahet edhe “Festa e Kulturave”.
Në mesin e 18 vendeve nga e tëra bota që do të prezantojnë kulturën në këtë festë të Schönenwerd-it është pjesëmarrëse edhe Kosova.
Për Kosovën është siguruar një stendë, ku do të prezantohen specialitete të kuzhinës shqiptare.
Koordinatore e kësaj pjese të Festivalit të të Rinjve është shoqata “Kulturpunkt” nga Schönenwerd, në të cilën janë të angazhuara edhe shqiptaret nga Kosova, Venera Gashi Maliqi dhe Lirie Malaj.
„Festa e Kulturave“ është një mundësi e mirë për shqiptarët e Kantonit të Soloturnit për të mësuar më shumë për kulturat e vendeve të tjera në Zvicër.
Programi i “Jugendfest” në Schönenwerd:
http://www.schoenenwerd.ch/dl.php/de/4fd74b82b4ebc/Programm_Jugendfest_2012.pdf
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Zvicër
-
Qindra banorë kundërshtojnë helikopterët ushtarakë mbi qiellin e Avully-t Banorët e Avully-t shprehin shqetësim për shkak të prishjes së qetësisë nga helikopterët ushtarakë. Konfederata Zvicerane...
-
Edukimi pa dhunë pritet të përfshihet së shpejti në Kodin Civil në Zvicër
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës?
-
Ky kanton zviceran do të ndalojë telefonat në shkolla
-
Ku janë rritur më shumë çmimet e pronave në Zvicër?