Zhvillim
Kosova preket nga kriza në Eurozonë
Kriza ekonomike e vendeve të Eurozonës do të reflektohet në rënien e dërgesave të emigrantëve kosovarë, në rënien e eksportit dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kosovë
Të dhënat statistikore të Bashkimit Evropian, në të cilat thuhet se në tre muajt e parë të vitit 2013 ka shënuar rënie rritja ekonomike në vendet e Eurozonës, ka ngritur shqetësime edhe në Kosovë.
Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se kjo rënie e rritjes ekonomike në Eurozonë, do të ketë efekte negative në ekonominë e Kosovës.
Kriza ekonomike e vendeve të Eurozonës do të reflektohet në rënien e dërgesave të emigrantëve kosovarë, në rënien e eksportit dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kosovë. Dhe, si rrjedhojë e këtyre elementeve, do të ketë rënie të rritjes ekonomike edhe në Kosovë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova ka qarkullim të mallrave dhe shërbimeve me 27 vendet e Bashkimit Evropian, si në eksport, ashtu edhe në import dhe çdo ndryshim në ecuritë ekonomike të këtyre vendeve, do të ketë reflektim edhe në Kosovë.
“Ecuritë ekonomike në vendet tjera, e në veçanti në rajon dhe në Evropë kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në rrjedhat ekonomike të Kosovës. Në kohën bashkëkohore mund të them se proceset ekonomike janë shumë të theksuara dhe ndikojnë në mënyrë reciproke te vendet që kanë marrëdhënie ekonomike. Prandaj, ekonomia jonë, përveç faktorit të brendshëm, varet shumë edhe nga faktorët e jashtëm”, thotë Limani.
Ndryshe, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që Kosovë, në vitin 2013, të ketë rritje ekonomike jo më të lartë se 3 për qind.
Por, sidoqoftë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, Kosova gjatë tre vjetëve të fundit ka shënuar rritje më të lartë ekonomike se sa parashikimet e FMN-së për vitin 2013.
Gjatë tre vjetëve të fundit, ekonomia e Kosovës kishte përmbyllur vitet me rritje ekonomike mbi 4 për qind.
Për vitin 2013 parashikimet për rritje ekonomike në Kosovë, sipas profesor Limanit, janë 2 deri në 2.5 për qind.
“Duke pasur parasysh rënien e investimeve direkte të huaja, mund të them se dinamika e zhvillimit ekonomik në Kosovë, sipas vlerësimit tim mund të jetë 2 deri në 2.5 për qind, për arsye se të gjitha këto elemente negative që mund t’i ketë Kosova si reflektim i krizës në eurozonë shprehen drejtpërdrejt në dinamikën e zhvillimit ekonomik në vend”,shton Limani.
Për rënien e rritjes ekonomike në vendet e Eurozonë, flasin edhe përfaqësuesit e bizneseve.
Kryetari i Aleancës Kosovare e Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie si pasojë e këtyre trendëve negativ ekonomike te vendet e Eurozonës.
Ndryshe, sipas statistikave të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se prodhimi i brendshëm bruto i vendeve të Eurozonës në tre muajt e parë të vitit 2013, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 1.1 për qind.
Ndërkohë, rritja ekonomike e 27 vendeve të BE-së, gjatë kësaj periudhe në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2012, ka pësuar një rënie prej 0.1 për qind, ndërsa në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2012, është ulur me 0.7 për qind.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih