Koronavirusi: çast pas çasti
Kosova pranon pjesën e dytë të ndihmës prej 5 milionë eurosh nga BE-ja
Kosova sot ka pranuar nga Bashkimi Evropian pjesën e dytë të ndihmës emergjente prej 5 milionë eurosh për luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Pjesa e parë e kësaj ndihme ishte dorëzuar më 30 prill.
Pakoja e dorëzuar të mërkurën përmban 60 mijë maska për frymëmarrje, 19 mijë mburoja për fytyrën, 60 mijë shtrojë njëpërdorimshe, 171 mijë palë doreza kirurgjikale dhe 15 mijë litra dezinfektues duarsh.
Dorëzimin e saj e bëri zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës thuhet se në javët e ardhshme, BE-ja do të dorëzojë artikuj të tjerë, si ventilatorë, autoambulanca, shtretër spitalorë dhe shumë pajisje të tjera mjekësore.
Njoftimi i plotë MSH-së
NJOFTIM PËR SHTYP
Prishtinë, 20 maj 2020
Kosova merr sot pjesën e dytë të ndihmës emergjente prej 5 milion eurosh për luftimin e Covid-19 nga Bashkimi Evropian
Sot, Zëvendës Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, dorëzoi pjesën e dytë të ndihmës nga BE-ja për Kosovën prej 5 milion eurosh për luftimin e Covid-19. Ndihma u pranua nga Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.
Ndihma e sotme, me vlerë mbi 1.3 milion euro, përmban 60 mijë maska për frymëmarrje FFP2, 19 mijë mburoja për fytyrën, 60 mijë shtroje njëpërdorimshe, 171 mijë palë doreza kirurgjikale, dhe 15 mijë litra dezinfektues duarsh, dhe u soll me 6 kamionë përmes Zyrës së OKB-së për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).
“Jam i lumtur të jem sot këtu dhe të dorëzoj edhe një dërgesë të furnizimeve mjekësore si pjesë e ndihmës emergjente të BE-së për Kosovën për të luftuar pandeminë Covid-19”, tha z. Serri.
“Prioriteti vazhdon të jetë menaxhimi efektiv i çdo shpërthimi të mëtejshëm të pandemisë. Me bashkëpunimin e krejt qytetarëve, Kosova do të vazhdojë të jetë e suksesshme në parandalimin e përhapjes së Covid-19. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi që ta falënderoj të gjithë stafin mjekësor që janë në vijën e parë të kësaj pandemie.”
Në muajin prill, BE-ja solli në Kosovë mbi 1.4 milionë doreza të ndryshme mbrojtëse mjekësore, 4 mijë mburoja për fytyrën, 3 mijë syze mbrojtëse, 4 mijë litra dezinfektues duarsh, 10 mijë palë shtroje njëpërdorimshe, dhe 50 kuti për transportimin e mostrave laboratorike.
Në javët e ardhshme, BE-ja do të dorëzojë artikuj të tjerë, si ventilatorë, autoambulanca, shtretër spitalorë, defibrilatorë, pompa infuzioni, oksimetra pulsi, monitorë pacienti, elektrokardiografë, maska të frymëmarrjes, teste, epruveta, barna dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.
Përveç kësaj ndihme direkte për sektorin e shëndetësisë, BE-ja po përgatit edhe rreth 63 milionë euro si masa afatmesme për ndihmë me grante socio-ekonomike, si dhe rreth 100 milionë euro kredi si ndihmë makro-ekonomike për Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës