Të tjera
Kosova pranohet në Federatën Botërore të Badmintonit
Një lajm i veçantë për sportin kosovar.
Federata e Badmintonit e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Badmintonit.
Thomas Lund, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Badmintonit, e ka njoftuar zyrtarisht Jeton Nebiun, të parin e Badmintonit kosovar, me ecurinë e procesit.
Si zakonisht, as ky anëtarësim nuk ka kaluar pa pengesa politike.
Serbia, e përkrahur nga Spanja, Greqia, Ukraina, Rumania, Qiproja dhe Azerbejxhani, ka tentuar ta parandalojnë pranimin e Kosovës.
Mirëpo, Asambleja e Përgjithshme Vjetore ka votuar në favor të shtetit tonë.
Kryetari Nebiu tha për Klan Kosovën se ky është moment i jashtëzakonshëm për Badmintonin kosovar në veçanti, por edhe për sportin kosovar në përgjithësi.
“Jam shumë i lumtur për pranimin e Kosovës në familjen botërore të Badmintonit”.
“Prej tash do të kemi motiv të madh për t’u angazhuar maksimalisht në rritjen e kualitetit dhe gjithëpërfshirjes së vajzave dhe djemve kosovarë në këtë sport atraktiv”.
“Badmintoni është sport olimpik, prandaj badmintonistët kosovarë do të kenë mundësi ta përfaqësojnë vendin tonë në olimpiadat e ardhshme”.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit