Kosovë
Kosova po vizitohet çdo herë e më shumë nga të huajt
Rritet numri i turistëve në Kosovë
Referuar statistikave, numri i turistëve në Kosovë ka filluar të rritet viteve të fundit, përcjell albinfo.ch.
Sipas Agjencisë së Statistikave, numri i turistëve në qershor të këtij viti ishte rreth 29% më i madh, krahasuar me vitin 2022, njoftojnë mediat e Kosovës.
Baki Hoti, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, thotë se edhe vitin e kaluar kemi pasur rritje të numrit të vizitorëve. Megjithatë, ai mendon se numri i turistëve mund të jetë shumë më i madh nëse Kosova bën politika më të mira për zhvillimin e turizmit.
Ndonëse me një hapësirë gjeografike jo të madhe dhe me politika jo të favorshme për zhvillimin e turizmit, falë atraksioneve e jo vetëm, numri i turistëve në Kosovë po shënon rritje viteve të fundit, thotë Baki Hoti. Ai shton se vitin e kaluar kemi pasur rritje prej rreth 25% të numrit turistëve, e një trend i tillë i rritjes po vazhdon edhe këtë vit.
Referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës, “në vitin 2022, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 460 mijë e 467, prej tyre 35,37%, ishin vendorë dhe 64,63% të jashtëm”.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











